LR-PDSH: Shqiptarët me përfaqësim shumë të ulët në ARM

Me rastin e përvjetorit të Ditës së Armatës së Maqedonisë, dhe me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Departamenti i Mbrojtjes së Lëvizjes për Reforma – PDSH, informon se në Ministrinë e Mbrojtjes, shqiptarët përfaqësohen me rreth 14%, në ARM me rreth 20%, ndërkaq  në batalionin e njësitit special “Ujqit” 0% shqiptar, batalionin “Rejnxher” 0.3% shqiptarë dhe policia ushtarake me vetëm 10% shqiptar.

LR-PDSH, gjithashtu njofton se përqindja e shqiptarëve zvogëlohet edhe në gradat më të larta ushtarake. “Kjo vjen si pasojë e numrit të shqiptarëve që pranohen si kadetë në Akademinë Ushtarake “Mihailo Apostolski”, e që nuk i kalon në çdo gjeneratë më shumë se 10% dhe po të vazhdojë kështu përqindja e oficerëve Shqiptar asnjëherë nuk do të rritet. Gjithashtu shkollimi dhe trajnimi i shqiptarëve të ARM-së dhe MB në vendet e NATO-s dhe shtetet partnere të Maqedonisë është simbolik dhe mos flasim angazhimin e Shqiptarëve ne diplomacinë ushtarake. Duhet theksuar se këto ligje nuk parashohin vetëm plotësim të numrave dhe përqindjeve, por edhe avancime dhe vendosje në poste adekuate. Kjo situatë është për të ardhur keq edhe përkundër faktit që në Ministrinë e Mbrojtjes kishim dy Shqiptar dhe kur tani zëvendës ministri aktual është ish ushtarak nga Regjimenti për operacione speciale”, thonë nga LR – PDSH.

Qëllim strategjik i Lëvizjes për Reforma – PDSH, siç shkruan në kumtesë, mbetet inkuadrimi në NATO dhe BE, për këtë “kërkojmë dhe do synojmë që buxheti për mbrojtje të jetë së paku 2% nga Buxheti i RM-së. Sepse investimi në mbrojtje dhe siguri është direkt i lidhur me sigurinë e qytetarëve, gjë që u dëshmua edhe në katastrofën natyrore në rrethin e Shkupit, por për fat të keq si shembull negativ”.

Lexojeni këtu reagimin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button