Demaçi: Bashkim kombëtar

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot (e shtunë) në Prizren do ta mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët.

Adem Demaçi, edhe pse e ka vlerësuar të vonuar këtë veprim, ka thënë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive është një hap i shkëlqyer drejt forcimit të dy shteteve.

Meritor sipas Demaçit, për këtë mbledhje ndërqeveritare është Edi Rama, transmeton express.

Në kontekst, ai ka thënë se kjo mbledhje ka elemente edhe të bashkimit kombëtar.
“Ky është një lloj bashkimi kombëtar, duke pasur parasysh kohën dhe hapësirën në të cilën jetojmë si dhe trendet ndërkombëtarë në të cilët jemi duke shkuar”, ka deklaruar Demaçi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button