fbpx

Qoros 3 Sedan shpallet vetura më e sigurt

Modeli i quajtur “3 Sedan” nga kompania kinezo-izraelite Qoros, është shpallur si vetura më e mirë e vitit 2013 sipas kritereve dhe testeve të sigurisë së EuroNCAP, bëjnë të ditur mediet botërore.

Qoros 3 Sedan ka arritur rezultatet më të mira, duke fituar pesë yje në segmentimin e vlerësimit të sigurisë. Gjatë vitit 2013 në total janë testuar mbi 33 vetura, ndërsa kriteret kanë qenë mbrojtja e pasagjerëve të rritur, këmbësorëve dhe pajisjet e sigurisë të cilat veturat i posedojnë.

Më të mirët në kategoritë e tyre sipas testeve të EuroNCAP kanë rezultuar të jenë: Renault Zoe, në kategorinë e supermini, Qoros 3 Sedan në veturën familjare, Lexus IS 300h në veturën e madhe familjare, Kia Carens dhe Ford Tourneo Connect në veturën e të gjitha moshave, Jeep Cherokee në veturën me tërheqje me të katër rrotat dhe Maserati Ghibli në limuzinat luksoze.

EuroNCAP gjatë vitit 2013 ka vlerësuar lartë sistemin mbrojtës të fëmijëve gjatë ngasjes së veturës. Por në këtë garë janë vlerësuar edhe sistemet inteligjente për rregullimin e shpejtësisë së veturës.

“Gjatë vitit 2014 do të prezantojmë edhe rezultatet e testeve të shmangies së ndeshjeve të veturave, siç është frenimi i pavarur dhe sistemi që ndihmon veturën të qëndroj në korsinë e njëjtë, dhe që paralajmëron shoferin me rastin e kalimit në korsinë tjetër”, ka deklaruar sekretari gjeneral i EuroNCAP, Michell van Rantingen.

Lajme të ngjashme

Back to top button