Aksident i rëndë në Zajaz, humb jetën një person

Mbrëmë ka ndërruar jetë vozitësi i një veture të tipit “Mercedes” 67 vjeçari Zh.SH, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën Zajaz-Kërçovë.

Në bazë të informacioneve policia, një veturë është ndeshur me një traktor, i cili nuk ka qenë i pajisur me sinjale ndriçuese, dhe pas goditjes vozitësi i veturës ka humbur kontrollin, duke kaluar kështu në korsinë me kahje të kundërt, dhe në të njëjtën kohë është ndeshur me një maune që ka qenë në lëvizje në korsinë e kundërt. 

Nga goditja e rëndë, ka ndërruar jetë personi në maune. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button