Arrestoeht shefi i KO Evropian për shkak të shitjes së biletave

Policia në Brazil ka arrestuar kreun e Komitetit Olimpik Evropian, Patrik Hiki, për shitje të paligjshme të biletave olimpike.

Hiki, 71 vjeç, dyshohet se ka lejuar shitjen e biletave me çmime shumë më të larta, raportojnë mediat në Brazil.

Policia potencoi se Hiki, i cili kryeson po ashtu Këshillin Olimpik të Irlandës, ka bërë përpjekje të ikë gjatë arrestimit.

“Kemi besim të plotë në sistemin këtu në Brazil dhe besojmë se secili është i pafajshëm derisa të provohet fajësia ose derisa të ngrihen akuza”, ka thënë drejtori i komunikimeve pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams.

Ndryshe, në Rio de Zhanejro po mbahen Lojërat Olimpike Verore, të cilat do të zgjasin deri më 21 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button