Derbi i madh, Athletico Madrid – Barcelona

Dita e sotme do të jetë nën hijen e superderbit të La Ligas mes Athletico Madridit dhe Barcelonës. Dy skuadrat që prijnë në La Liga do të takohen në ndeshjen e parë të këtij edicioni në ligë.

Rikthimi i Messit me gola është shqetësimi më i madh për Athleticon. Pikërisht ndaj Athletico Madridit, Messi ka më së shumti gola në La Liga, gjithsejtë 17 gola në 14 ndeshje. Dhe lëvdatat për Messin nuk mungojnë aspak nga kundërshtarët e tij.

Diego Simeone, Adrian Koke, Diego Costa e Felipe Luis e kanë quajtur Messin si lojtarin absolutisht më të mirë në botë.
Dilemë e kësaj sfide do të jetë nëse Messi do të filloj nga minuta e parë, apo do të filloj ndeshjen nga banka rezervë.

Lajme të ngjashme

Back to top button