Ja si “përpilohet” trofeu “Topi i Artë”

“Topi i Artë” është një trofe individual, i cili jepet për lojtarin më të mirë të vitit. Deri më tani, çdo gjë është e thjeshtë. Por gjithashtu lindin edhe shumë pyetje. Kush voton, kush i harton listat, kur shpallen retulatet, etj. Më poshtë e keni raportin e plotë të këtyre pyetjeve që na shqetësojnë të gjithëve:

Kush e paraqet listën e 23 lojtarëve të përzgjedhur për “Topin e Artë”?
– Lista e lojtarëve për të fituar Topin e Artë zakonisht është shpallur në tetor nga ana e anëtarëve të Komisionit të Futbollit të FIFA-s dhe një panel i ekspertëve nga “France Football”.

Kush mund të votojë?
– Votimi për tre lojtarë dhe trajnerë është i hapur për trajnerët e ekipeve kombëtare, kapitenët e ekipeve kombëtare dhe gazetarët në mbarë botën, të cilët janë emëruar në një listë të hartuar nga France Football dhe FIFA. Votat, të cilat llogariten në mënyrë të barabartë dhe dërgojnë drejt rezultatit përfundimtar në çdo kategori, në një sistem elektronik te monitoruar nga një noter publik.

Cili është afati i fundit për të votuar?
– Trajneret, kapitenët dhe gazetarët e specializuar janë të informuar per afatin e votimit, kur ata janë të ftuar të votojnë. Afati fillestar për votim ishte me 15 nëntor 2013, mirpo FIFA dhe France Football vendosën të zgjasin edhe per dy javë deri me 29 nëntor 2013 për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave që kishin marrë.

Cilat hapa janë marrë për të siguruar që rezultatet nuk janë shpallur paraprakisht?
– FIFA dhe France Football kanë emëruar PricewaterhouseCoopers (PwC) si vëzhgues të pavarur për të mbikëqyrur dhe monitoruar procedurat e çmimit. PwC regjistron rezultatet dhe i zbaton të mbyllura deri në mbrëmjen gala për Topin e Artë.

Lajme të ngjashme

Back to top button