Gjurovski gati për sfidën e parë me Maqedoninë

Reprezentacioni i Maqedonisë, ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2014 do të zhvillojë më 5 mars kundër Letonisë, ndërsa kjo do të jetë dhe dueli i parë nën udhëheqjen e seleksionuesit të ri Boshko Gjurovski, i cili përkrah tij do të ketë edhe ndihmësin e tij Argjend Beqiri. 

Sfida miqësore Maqedoni – Letoni do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. 
“Letonia është kombëtare kualitative dhe pozita e tyre në listën e FIFA nuk korrespondon me kualitetin e tyre. Do të jetë një test i mirë për të parë potencialin dhe kualitetin e futbollistëve në kombëtaren e Maqedonisë,” ka thënë Gjurovski për faqen zyrtar të FFM-së. Kjo do të jetë përballja e parë e Maqedonisë më Letoninë, e cila është në vendin e 116 të listë së FIFA-s. 

Lajme të ngjashme

Back to top button