Vaksionohuni kundër gripit, shifra alarmante e të sëmurëve

Ministria e Shëndetësisë, është e përgatitur për menaxhim me sezonin e gripit, ndërsa apelohet që të gjithë të vaksinohen për parandalimin e gripit, thotë sekretari i përgjithshëm i MSH-së, Nasuf Ipçja.

‘Periudha e dimrit është periudha që përkon me gripit, ne si MSH gjithmonë kemi bë përpjekje dhe do të përpiqemi për parandalimin e gripit. Apeli im është që gjithë ata pacient të marrin vaksinimin për parandalimin gripit sepse ju mundëson dhe ju garanton një kalim dimri sa më të rehatshëm, sepse dimri është ajo që i inicion këta sëmundje por ne si MSH jemi të gatshëm t’ia dalim si çdo vit edhe këtë vit ta kalojmë më së mirë’ tha Ipçja.

Të dhënat zyrtare të Institutit për shëndet publik, thonë se vetëm gjatë javës së parë nga viti 2014 në Republikën e Maqedonisë, nga gjithsej 31 njësi raportuese, vetëm 13 janë lajmëruar të sëmurë me simptome gripi, ndërsa numri i përgjithshëm është 366.  

Në krahasim me numrin e të sëmurëve për javën e parë nga sezoni i kaluar (143), shënohet rritje për 2,6 herë, ndërsa në krahasim me numrin mesatarë të sëmurë për të njëjtën javë në 10 vitet e kaluara (1172), janë regjistruar 3,2 herë më pak persona të sëmurë. 

Në këtë periudhë nuk ka të regjistruara raste me vdekje të asocuara nga infeksione me viruset e gripit. Në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar (740), shënohet rritje e numrit të përgjithshëm të sëmurëve për 81,5%, ndërsa në krahasim me mesataren e periudhës 10 vjeçare (1423) është regjistruar ulje e numrit të sëmurëve për këtë sezon për 5,6%”, thonë nga Instituti për shëndet publik./Portalb


Lajme të ngjashme

Back to top button