Shaqiri falënderon Kosovën

Xherdan Shaqiri ka bërë falënderim publik për Federatën e Futbollit të Kosovës për çmimin e dhënë si futbollistio më i mirë i diasporës. FFK para dy ditësh i shpalli më të mirët e vitit 2013, ku Shaqiri është zgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit nga diaspora.

“Futbollisti më i mirë i vitit 2013 nga diaspora. Flm shumë për mbështetjen” shkruan Shaqiri në Facebook.

Xherdan Shaqiri nuk kishte mundësi për të qenë pjesëmarrës në këtë ceremoni, por që çmimin e pranoi vëllau i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button