“Ahmeti mirëpret vizitën historike në Kosovë të mikut të shqiptarëve, Joe Biden”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpret vizitën historike në Kosovë “të mikut të madh të kombit shqiptar dhe të rajonit në përgjithësi”, Joe Biden, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon është i pazëvendësueshëm dhe shumë i çmuar, ndërsa kontributi i Biden është në të gjitha këto përpjekje është i jashtëzakontë. Ne jemi mirënjohës për këtë kontribut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi të përkushtuar pa asnjë rezervë të vetme drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, shoqërisë demokratike dhe integrimit të tërësishëm të vendeve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e dërguar nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button