VVVV

Personat e verbët dhe gjysmë të verbët në qytetin e Tetovës janë duke u përballur me probleme të shumta, ata nuk mundet që të bëjnë një hap pa ndonjë shoqërues. 

Shoqata e të Verbërve dhe gjysmë të verbërve ka 200 anëtarë, në Tetovë. Në një qytet pa një përkujdesje minimale për të verbrit, e bënë jetën e tyre më të vështirë. Në Tetovë nuk ka asnjë infrastrukturë të instaluar enkas për këtë kategori.

E vetmja zgjidhje për ata që nuk e shohin botën si ne është që të shoqërohet nga ndonjë pjesëtare i familjes. Por jo të gjithë mund të kenë një përkujdesje të tillë. Një plak i moshuar i cili nuk figuron as në  Shoqatën e të verbërve në Tetovë, i duhet orientimi i qytetarëve për ta gjetur rrugën. Ai rinë i ndaluar në vendin e duhur për të kaluar në anën e pjesës së tregut të gjelbër, por ka frikë nga makinat, për të cilët thotë se i sheh vetëm si hije.

Për plakun ndoshta gjithçka do të ishte më e lehtë nëse ai do të kishte pranë sinjali stikën e nevojshme paralajmëruese për të verbrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button