‘Senzor’ do ti inçizojë rrugët në Maqedoni

Një makinë speciale, e ashtuquajtur “SENZOR” e pajisur me kamera, softuer profesional për përpunimin e të dhënave dhe ekip me inspektorë të akredituar, do t’i inçizojë rrugët në Maqedoni, me qëllim të zbulimit të problemeve rrugore që kanë ndikim të madh në sigurinë e komunikacionit.

Projekti promovohet në kushte kur mediat për çdo ditë lajmëronë për fatkeqësi komunikacioni dhe dihet se siguria e rrugëve në Maqedoni nuk është në nivelin e duhur.

Ashtu siç paralajmëruan prej “AMSM”-së në promovimin e këtij projekti që u mbajt sot, inçizimi i rrugëve do ju kushtojë vëmendje elementeve rrugore që janë të rëndësishme për sigurinë e shfrytëzuesve të këtyre rrugëve, si dhe përfshijnë më shumë se 70 atribute, si kthesa me korrigjime të pamjaftueshme, objekte rreziku në afërsi të rrugës, e kështu me radhë.

Qëllimet kryesore të këtij projekti janë, krijimi i rrugëve të kategorizuara me siguri të lartë, sipas metodologjisë së njohur ndërkombëtare, zhdukjen e rreziqeve në rrugët e udhëtimit, e kështu me radhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button