Nënpresidenti Biden fillon takimet në Kosovë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në orën 09:25 filloi takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Në takimin marrin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Branimir Stojanoviç, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënpresidenti amerikan më pas do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbrëmë e priti në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” me nderime të larta shtetërore.

Biden dhe Thaçi pas takimit do të kenë adresim të përbashkët para mediave. Të gjitha takimet mbahen në godinën e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë nën masa të rrepta të sigurisë.

Pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Koosvës, nënpresidenti Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës, kushtuar djalit të tij të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar nga kanceri i trurit në moshën 46 vjeçare.

Për nder të vizitës së nënpresidentit Biden, sheshet e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë janë dekoruar me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button