CIVIL ka shpërblyer pesë qytetarë gazetarë

CIVIL- Qendra për Liri, dje  i shpërbleu qytetarët gazetarë të cilët dërguan foto dhe video – përmbajtje në ciklin e muajit korrik nga garat “Bëhu qytetar gazetar”. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u mbajt në zyrat e CIVIL, ndërsa shpërblimet i ndau redaktuesi i CIVIL- Media, Sinisha Stankoviq.

Stankoviq foli për domethënien e gazetarisë qytetare, për materialet që arrijnë në CIVIL, për shkeljet e të drejtave të njeriut, të cilat, siç theksoi ai, janë prej natyrave më të ndryshme. Në ndarjen e shpërblimeve ishin të pranishëm të gjithë qytetarët gazetarë të shpërblyer, me përjashtim të një qytetari i cili vendosi të mbetet anonim, për shkak të frikës se ekziston rrezikimi i ekzistencës .

Edhe kësaj here, juria e CIVIL, vendosi të ndajë dy çmime të katërta, dhe nga një të tretë, të dytë dhe të parë.

13914114_1028761483908987_1613932378132378261_o

Çmimin  e katërt e fitoi qytetari gazetar dhe bashkëpunues i CIVIL, Sotir Gabelloski nga Krusheva, për foto-tregimin Krushevë: Vazhdon keqpërdorimi i automjeteve zyrtare për qëllime private dhe partiake!

13962872_1028761490575653_953759667269725966_o

Teksti i cili në bashkëpunim me qytetarin gazetar Goran Trajkov, e përgatiti ekipi i CIVIL Media “Do të urbanizohet parku i vetëm në Shtip, institucionet mbeten të shurdhëra për kërkesat e banorëve të Shtipit”, e fitoi çmimin e katërt.

13988146_1028761543908981_7585708668930647272_o

Materiali i avokatit Zharko Stevanoski, “Para zgjedhjeve: Tensione, mobing, kërcënime, ultimatume…” me vendim të jurisë, e fitoi çmimin e tretë.

Gazetari qytetar, i cili vendosi të mbetet anonim, me informatat dhe fotografitë të cilat i dërgoi në CIVIL Media, kontribuoi për shpalljen e dy teksteve të përgatitura nga redaksia, që dëshmojnë për shkeljen e të drejtave punëtore në NP “Udhë dhe rrugë”. Materiali “ Të punësuarit në “Udhë dhe rrugë” nën presion të drejtojnë makina të paregjistruara!”, për të cilin qytetari gazetar fitoi çmimin e dytë, kontribuoi që, menjëherë pas shpalljes së tekstit , makinat të regjistrohen. Teksti  i dytë të cilin e shpalli CIVIL në bashkëpunim me gazetarin qytetar, është, Shkelje e të drejtave punëtore në “Udhë dhe rrugë”?

13995599_1028761627242306_8877854858616671179_o

Çmimin e parë, në kornizat e ciklit të  muajit korrik të projektit “Bëhu qytetar gazetar”, e fitoi ZoranMilosheski, për fotografitë dhe video-përmbajtjen –Prilep: “Koalicioni” partiak-gazetar e rregullon ueb faqen e komunës?.

Garat “Bëhu qytetar gazetar”, janë pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, i financuar nga National Endowement for Democracy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button