Skadon afati për ankesa ndaj testimit ekstern

Deri sonte në ora 21.00 të mbrëmjes, mund të dërgohen komente në ueb faqen www.prasanjaeksterno.dic.edu.mk në lidhje me parregullsitë dhe paqartësitë rreth pyetjeve, dhe problemeve teknike ne lidhje me funksionimin e sistemit ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraqitur 60.000 pyetje prej të gjitha lëndëve, profesioneve, dhe llojeve të ndryshme të arsimit, në bazë të të cilave do të testohen maturantët, testime që planifikohen të mbahen më 22 dhe 24 janar.

Në shumë raste pyetjet në testimin e kaluar ishin pa logjikë dhe të përkthyera keq nga maqedonishtja

Edhe pse me gabime të shumta deri më tani, interesi për ti paraqitur gabimet duket se nuk është i madh. 

Nxënësit për lëndët e testimit do të njoftohen në listat që do të paraqiten nëpër shkolla, më datë 19 janar. Numri i pyetjeve për një lëndë mësimore varet prej asaj se sa herë është ligjëruar brenda javës, që do të thotë se për lëndët të cilat janë ligjëruar vetëm një herë, do të ketë përafërsisht 100 pyetje. 

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes së arsimtarëve, Nuhi Dardhishta thotë se ekziston mundësi e madhe që testimi të manipulohet.

“Deri sonte, në ora 21 të mbrëmjes, individët e interesuar do të kenë mundësi t’i dërgojnë komentimet e fundit në lidhje me pyetjet e parashtruara për testimin ekstern të maturantëve. Në lidhje me informacionet që i kam, në ueb faqen tonë, janë dërguar përafërsisht 200 komentime në lidhje me pyetjet, prej të cilave 140 i referohen pyetjeve konkrete, ndërsa 50-60 të tjera janë komente të thjeshta. Kemi krijuar një grup punues në M.A.SH., që udhëhiqet nga drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, që në afat prej 4 ditësh, që nga mbyllja e ueb faqes, t’i marrin parasysh të gjitha shënimet, dhe po që se të njëjtat janë të qëndrueshme dhe të arsyeshme, atëherë do të jenë të pranuara dhe të korrigjuara për testimin”- tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button