LSDM: Ivona Talevska partnere me qeverinë në biznesin e shëndetësisë

Petre Shillegov nga LSDM-ja në takimin me gazetarët ka deklaruar se redaktorja e Televizionit Sitell Ivona Talevska ka arritur të përfitojë shumë pasi që është bërë e preferuara e qeverisë.

“E preferuara e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së në televizioni Sitell, Ivona Talevska, kryeredaktore edhe e gazetës “Veçer” ka qenë edhe partner i preferuar biznesi më qeverinë në sektorin e shëndetësisë. Se redaktorja është bërë tregtare e suksesshme, flasin edhe 40 mijë eurot në llogari të kompanisë familjare Talevski”, deklaroi SHillegov.

Sipas këtij dokumenti, Talevska, 25 ditë para Vitit të Ri ka lidhur marrëveshje me Klinikën për radiologji në Shkup me vlerë prej 40 mijë eurove.

Bëhet fjalë për aparat që Klinika për radiologji ka vendosur ta sigurojë pikërisht nga kompania e familjes Talevski “Vizaris”.

Kompania “Vizaris” është në pronësi të nënës së Ivona Talevskës, Limba Talevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button