KE, Marrëveshja e 1 Marsit është parakusht për bisedimet me BE-në

Miratimi i rekomandimeve të marrëveshjes politike të 1 marsit vitin e kaluar, është kusht definitiv që Komisioni Evropian të vazhdojë me dialogun paraqasës në nivel të lartë me Republikën e Maqedonisë. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i komisarit për zgjerim Petar Stano, duke vërtetuar deklaratën me shkrim të KE-së menjëherë pas takimit të komisarit Shtefan Fyle me liderin e partisë opozitare Zoran Zaev.

„Kur implementimi i marrëveshjes së marsit do të vazhdojë atëherë Komisioni është i gatshëm ta mbështet procesin reformues , me kusht që Qeveria të mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe vazhdojnë me përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët”, thuhet në deklaratën me shkrim.

Këto kushte janë të qarta për Maqedoninë, deklaroi Stano.

Lajme të ngjashme

Back to top button