Arrin në 20 numri i të larguarve shqiptarë nga Enti shtetëror për statistika

Vazhdon eksodi i shqiptarëve nga Enti Shtetëror i Statistikave, arrin në 20 numri i shqiptarëve të larguar deri më tani nga ky institucion, kështu u shpreh Bekim Berisha, i punësuar në Entin Shtetëror të Statistikave, raporton SHENJA.

Ai tha se shqiptarët po e lënë punën në këtë institucion për shkak se edhe përkundër angazhimit dhe profesionalizmit të tyre, ngelen gjithmonë në nivelin më të ulët të administratës, vetëm sepse janë shqiptarë.

“Janë njëzet që janë larguar që nga fillimi i punësimeve domethënë që prej 2004-tës. Në grupin e 2004 tës që janë punësuar janë larguar 4 nga ESHS, në vitin 2006 janë larguar 2 dhe në vitin 2009 janë larguar 3. Ndërsa ata që ishin të punësuar në vitin 2011, gjatë regjistrimit të popullatës kur u bë një punësim më masovik, dikund rreth 30 shqiptarë u punësuan, tashmë prej 2011-tës deri më tani, 11 prej tyre kanë lënë punën dhe kjo jep totalin prej 20 shqiptarë të larguar nga Enti Shtetëror I Statistikave.”, deklaroi Bekim Berisha i punësuar në ESHS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button