Shpërndarja e ndihmave, dyshime për keqpërdorim

Ndihmat që ndahen për banorët e prekur nga përmbytjet, dyshohet se po keqpërdoren nga njerëz të papërgjegjshëm. Disa qytetarë mendojnë se mungon strategjia institucionale për parandalimin e keqpërdorimit të ndihmave, pasi që nuk është vërejtur të mbahet asnjë lloj evidencë në shpërndarjen e tyre, transmeton Alsat-M.

“Unë nuk them se duhet të ketë me emër dhe me mbiemër, por duhet ditur se secili koordinator çka ka marrë dhe ku ka shkuar ato, kjo është mënyrë për ta ndaluar keqpërdorimin. Të gjithë ata të cilët kanë keqpërdorur ose që tentojnë të keqpërdorin ndihmat, i kisha lutur të mos e bëjnë atë”, tha Florin Aziri, banor i Hasanbegut.

Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq ka hedhur poshtë zërat se mund të ketë keqpërdorime të ndihmave, të paktën të atyre që bartin logon e kësaj organizate, megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë e keqpërdorimeve eventuale nga shoqata të ndryshme humanitare dhe apelojnë për bartje përgjegjësie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button