10 ditë pas përmbytjeve: MPB s’dinë asgjë për foshnjën 16 muajshe

Policia ende pa asnjë informacion për foshnjën 16 muajshe, Elif Fejzullahu edhe pas 10 ditëve nga vërshimet që përmbyten rajonin e Shkupit me rrethinë, raporton Portalb.

Nga aty thonë se janë në terren, por deri më tash pa asnjë rezultat.

Elif Fejzullahu, nga lagjja Hasanbeg, llogaritet si e humbur. Policia thotë se janë në kërkim të foshnjës 16 muajshe, por ende nuk kanë asnjë detaj që do të mund përshpejtonte procesin e gjetjes.

“Hetimet vazhdojnë, nuk ka ende informacion, kur do të ketë diçka të re do ju informojmë”, thonë për Portalb nga MPB.

Përveç forcave të sigurisë në kërkim të foshnjës janë aktivizuar edhe shumë vullnetarë, të cilët duan ta zbardhin rastin.

Familjarët për Portalb kanë vërtetuar pohimin e policisë.

“Forcat policore janë në terren. Ka edhe plotë vullnetarë edhe ushtria është në terren, nuk mund ta gjejnë”, theksoi për Portalb familjari Fatmir Fejzullahu.

Vërshimet e 6 gushtit në Shkup, zyrtarisht rezultuan me 22 viktima dhe dëme të mëdha materiale./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button