Gruevski: Pa dialog s’ka rezultate pozitive

Në vitet e kaluara u përpoqëm të arrijmë kompromis rreth emrit, por për fat të keq, në vitin e kaluar, një vit e gjysmë, qeveria greke nuk ishte e gatshme për bisedime rreth kësaj çështje dhe të njëjtat i anashkalon. 

Unë personalisht jam munduar të hyj në kontakt me kryeministrin e Greqisë që të kemi negociata direkt rreth kësaj çështjeje dhe të mundohemi të gjejmë zgjidhje dhe t’i tejkalojmë, problemet që i kemi. Por ai disa herë i ka refuzuar takimet. Mendoj se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut. 

Gjithë problemet e këtilla në të kaluarën janë zgjedhur nëpërmjet dialogut. Refuzimi i tij nuk do na jep rezultate pozitive. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Gruevski në një bisedë për CNN. 

Ai gjithashtu përkujton se Gjykata në Hagë vendosi në favor të Maqedonisë dhe shton se e drejta ndërkombëtare është në anën maqedonase dhe në qoftë se Greqia e respekton të drejtën ndërkombëtare, “do mund të fillonin negociatat me BE-në dhe vendi të anëtarësohet në NATO”. 

Kryeministri Gruevski ka thënë se është e qartë se Greqia nuk është e gatshme për kompromis dhe siç pohon, “ekziston frustrim që ‘nuk janë të përgatitur të na japin shans për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë”. “E treta, Greqia është në të vërtetë e suksesshme në krijimin e imazhit se ne jemi fajtorë, dhe jo ata. 

Se nuk duam të arrijmë marrëveshje”, ka vijuar ai. Gruevski thotë se situata politike dhe makroekonomike në vend është stabile, me borxh shtetëror prej 34 % nga BPV, valutë stabile dhe inflacion prej 3%. 

Lajme të ngjashme

Back to top button