Vendimi për miqësoret e Kosovës, javën që vjen

Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar opinionin për temat që janë diskutuar me krerët e futbollit kosovar dhe udhëheqësit e FIFA-së në Zurich.

FFS është e kënaqur me këtë takim, derisa ka treguar edhe kërkesat që ka parashtruar gjatë kësaj mbledhje.

FFS ka përsëritur edhe një herë që janë kundër pranimit të FFK-së në institucionet ndërkombëtare, derisa Kosova të mos jetë pjesë e OKB-së.

Përveç kësaj ata kanë kërkuar që Kosova ndeshjet miqësore t’i luaj pa flamur, pa simbole dhe pa himn. Gjithashtu është kërkuar që Kosovës t’i ndalohen ndeshjet miqësore me vendet e ish Jugosllavisë.

FFS ka paralajmëruar se vendimi për ndeshjet miqësore do të merret në Mbledhjen e Këshillit Urgjentë të FIFA-së javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button