Putin: Me Turqinë kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë bashkëpunimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se “Jemi duke u përpjekur në mënyrë të sinqertë për riformimin e marrëdhënieve tona në të gjitha përmasat me Turqinë e cila është vend mik për ne”, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin i cili foli në pjesën e hapur për mediat në takimit e tij me Presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, në Soçi, dha deklarata në lidhje me takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe normalizimin e marrëdhënieve Rusi-Turqi.

“Jemi duke u përpjekur në mënyrë të sinqertë për riformimin e marrëdhënieve tona në të gjitha përmasat me Turqinë e cila është vend mik për ne dhe që kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë të bashkëpunimit. Vizita e fundit e presidentit Erdoğan në Rusi, tregon se në mënyrë reciproke kemi dëshirë jo vetëm për të ringjallur marrëdhëniet bilaterale, por edhe të për të kryer punime gjithëpërfshirëse për të zhvilluar marrëdhëniet”, tha Putin.

Presidenti i Rusisë gjithashtu falënderoi homologun Nazarbayev për përpjekjen e tij për përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi.

Ndërsa Nazarbayev shprehu kënaqësinë e tij për përmirësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button