Në shkurt na pret dimër i vërtetë

Dimri në Maqedoni dhe Ballkan, akoma nuk ka filluar, thonë meteorologët. Temperatura të ulëta shokuese, paralajmërohen për në muajin shkurt, të cilat pritet të shoqërohen me dëborë dhe temperatura të ulëta, që do të përfshijnë Maqedoninë dhe gjithë rajonin.

Sipas paralajmërimeve të meteorologëve temperaturat e tilla, pritet të zgjasin deri në muajin mars.

Meterologu Nebojsha Subanoviq, nga “Meteo-Info” i Kroacisë, thotë se rënia e përnjëhershme e temperaturave do të ndodh nga fundi i muajit janar, kur do të pasojnë reshje të mëdha të dëborës, ndërsa moti i këtillë do të vazhdojë deri në muajin mars.

Ekspertët thonë se kushtet e këtilla atmosferike, negativisht do të reflektohen edhe ndaj rendimenteve bujqësore, kurse shkrirja e mëpastajshme e dëborës nga prilli, mund të sjellë edhe përmbytje nga vërshimet e ujit.

Lajme të ngjashme

Back to top button