Asnjëherë më parë një medalje vrapimi nuk ishte fituar kështu (FOTO+VIDEO)

Pishina të gjelbra, rekorde historike të thyera, propozime për martesë dhe stile të reja për të fituar një medalje ari. Të gjitha po ndodhin në Rio. Më e fundit është pjesë e garës 4X100 m vrap për femra. Atletja nga Bahamasi, Shaunae Miller, është zhytur në kuptimin e parë të fjalës, për të fituar medaljen e artë.

Po të shohësh pozicionin e këmbëve të dy atleteve të para, dallon dieferencën e një hapi dhe meqë një zgjatje e thjeshtë nuk do mjaftonte, ndërsa një hap do e zhvendoste menjëherë në vend të dytë, me kohën që do i merrte, vrapuesja nga Bahamasi ka gjetur zgjidhjen ideale, një hedhje me kokë drejt finishit. Kronometri për të është ndalur në 49.44 sekonda, duke fituar medaljen e artë, transmeton Revista Class.

Pas saj është renditur atletja amerikane Allyson Felix, me 49.51s dhe Shericka Jackson nga Xhamaika me 49.85s, medalje e bronztë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button