Rio 2016, humb jetën në aksident trajneri gjerman i kanu-s

Stefan Henze (35), trajneri gjerman i canoe-s (kanoe-s), vdiq pas disa ditësh të kaluara në gjendje kritike pas një aksidenti trafiku gjatë javës së kaluar në afërsi të Parkut Olimpik në Rio de Janeiro, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i medaljes së argjendtë në Olimpiadën e vitit 2004 pësoi lëndim në kokë, kur taksia në të cilën ndodhej së bashku me kolegët e kombëtares u përplas në një barrierë betoni. Kolegu i tij nga ekipi gjerman i kanu-s, Christian Kaeding pësoi lëndime të lehta, dhe pas ndihmës mjekësore u largua nga spitali.

Nga Komitetit Olimpik Gjerman (DOSB) njoftuan se Henze vdiq nga plagët e marra në kokë në prani të familjes së tij.

“Nuk mund të gjejë fjalë për përshkruar dhimbjen që ndien ekipi pas kësaj humbje të tmerrshme”, tha Alfons Hormann, kryetar i Komitetit Olimpik të Gjermanisë.

Thomas Bach, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili gjithashtu është gjerman, u shpreh: “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndan dhimbjen për humbjen e sportistit”.

DOSB sot do të mbajë ceremoni përkujtimore në fshatin olimpik në Rio de Janeiro, ndërsa nga IOC ka kërkuar leje që flamuri i Gjermanisë në çdo arenë të ulet në gjysmë shtize.

Siguria rrugore është një nga shqetësimet kryesore të ekipeve olimpike në Lojërat Olimpike, pasi disa autobusë zyrtarë të destinuara për transportin e sportistëve, trajnerëve dhe anëtarëve të delegacionit janë përfshirë në aksidente rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button