BFI: Banorët e Hasanbegut po përballen edhe me rrezikun e përhapjes së epidemive të mundshme

“Banorët e Hasanbegut dhe të rrethinës, të cilët u sprovuan nga një katastrofë natyrore, me ç’rast humbën pjesëtarë të familjes dhe gjithçka tjetër, këto ditë po përballen edhe me rrezikun e përhapjes së epidemive të mundshme që janë karakteristikë e gjendjes post-vërshimeve. E tërë kjo situatë drejtpërdrejtë ndikon edhe në gjendjen shpirtërore, emocionale e fizike të banorëve të kësaj lagje të goditur nga një tragjedi e rëndë, prandaj kërkohet një durim dhe një kooperim në mes vete si dhe me të gjithë faktorët e involvuar për zbutjen e problemeve atje”, thuhet në apelin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.

Ata shtojnë se përkundër situatës katastrofale, në këtë lagje ka jetë, ka përpjekje dhe aktivitete për ta tejkaluar atë realitet të rëndë, përmes formave të ndryshme të humanitetit dhe të bamirësisë.

“Mbi të gjitha, në këtë lagje dhe rrethinë, ka qindra fëmijë, organizmi i të cilëve vështirë se mund ta përballojë “cunamin” tjetër që mund të vijë si epidemi e mundshme. Këta fëmijë, për dy-tri javë duhet të ulen në bankat shkollore, aty ku duhet ta kalojnë ditën. Për hir të këtyre fëmijëve, Bashkësia Fetare Islame në RM apelon deri te të gjithë banorët e vendit që ta shtojnë bashkëpunimin dhe t’i bashkërendojnë veprimet me të gjitha strukturat përkatëse shtetërore por edhe joqeveritare që veprojnë aty. Apelohen banorët që të ofrojnë bashkëpunimin me njësitet përkatëse ushtarake si dhe me shërbimet e ndryshme shtetërore dhe të kyçen në aksione të përbashkëta të pastrimit dhe të dezinfektimit të çdo gjëje që është prekur e përmbytur nga ajo vërshimë katastrofale. Duhet të vihemi mbi kapriciet eventuale dhe ta kujtojmë të ardhmen e lumtur të fëmijëve tanë. Kjo është nevoja më imediate për momentin. Për ndryshe, Bashkësia Fetare Islame do të jetë përkrah banorëve të Hasanbegut dhe të vendbanimeve të tjera që e pësuan këtë katastrofë, deri sa jeta e tyre të kthehet në normalitet”, tonë nga BFI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button