Grushtohen Gajur Kadriu i ‘Rrugët e Maqedonisë’ dhe Vullnet Palloshi

Mbrëmë gjatë një ceremonie në fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup, janë përleshur fizikisht drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu dhe profesori universitar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Vullnet Palloshi.

Palloshi ka qenë drejtor i Fondit të rrugëve, kuadër i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në kohën e qeverisjes së kësaj parite me VMRO-në kur në krye të saj ishte Ljubço Georgievski. Gajur Kadriu është kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Deklarata diametralisht të kundërta kanë dhënë për Portalb dy personat në fjalë.

Gajur Kadriu për Portalb, e konfirmon incidentin e mbrëmshëm duke thënë se ai ka marrë lëndime në krahun e majtë pasi që Vullnet Palloshi e ka sulmuar atë me të birin për shkaqe xhelozie.

“Nuk është e saktë se unë e kam sulmuar Palloshin por ka qenë ai me të birin që pas ceremonisë më ka sulmuar. Nuk ka të bëjë kjo me zënkë familjare por thjeshtë është punë xhelozie sepse ndërmarrja që unë e udhëheq tani është në fitim dhe shkon shumë mirë dhe përparon për dallim në kohën ai kur ka qenë në krye të fondi të rrugëve. Kjo është arsyeja pse ai më ka sulmuar” tha Kadriu për Portalb.

Por nga ana tjetër, sipas Palloshit i cili flet për Portalb, Gajur Kadriu ka organizuar sulm ndaj tij për arsye të panjohura.

“Gajur Kadriu së bashku me të birin kishte organizuar të më sulmojë fizikisht. Pas ndarjes së pllakateve në ceremoninë, unë dola në korridor ai më sulmoi duke më sharrë, më rrëzoi për toke dhe filloi të më bjerë me grushta. Më pas personat që ishën të pranishëm në ceremoni na ndajtën. Në ndihmë të Kadriut ishte dhe djali i tij me një bandë të personave në krye me Hasip Huseinin. Unë me pas e thirra policinë por nuk erdhi në vend, isha i detyruar të shkoj deri në stacion ta paraqes rastin, policia do ta zbulojë pse ai e ka organizuar sulmin” tha Palloshi për Portalb.

Ai tha se janë në lidhje familjare me Kadriun, dhe arsyet e sulmit të tij nuk i din. 

“E kam dhëndër dhe zënka nuk ka kontekst politik edhe pse ai mundohet ta nxjerrë në kontekst partiak. Akuzat e tij në bazë partiake nuk mbajnë. Unë nuk kam pasur zënkë më herët më të. Kjo është shumë turp nga ana e tij” tha Palloshi.

Ai mbrëmë ka marrë pllaketën e artë prej shoqatës së inxhiniereve dhe qeverisë si person që kanë dhënë kontribut të madh në sektorin e rrugëve të Maqedonisë.  

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 13.15 minuta, kur G.K 52 vjeçar është sulmuar nga V.P 63 vjeçar. Sipas policisë ka qenë profesori Palloshi që ka goditur drejtorin Kadriu në pjesën e parme të trupit, ndërsa në rahje është përfshirë edhe 22 vjeçari V.P djal i profesorit. Pas kësaj, drejtorit Kadriu i është dhënë ndihmë e parë në spitalin e përgjitshëm në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button