Të punësuarit e T-Mobile nuk respektojnë të drejtat e konsumatorëve

Kompania më e madhe e telefonisë për momentin në Maqedoni si duket nuk brengoset për të plotësuar të drejtat që iu takojnë konsumatorëve.

N.G. ka lajmëruar rastin në Portalb. 25 vjeçarja nga Shkupi para disa javëve kishte lënë telefonin e saj në një nga shitoret e kësaj kompanie për të kryer servisin të cilin e kishte të garantuar me kontratë, por kur kërkoi nga një i punësuar zëvendësim të telefonit, mori përgjigje negative.

“Kisha probleme me telefonin, kohëve të fundit nuk punonte siç duhet dhe pasi që kisha sigurim për shkak të kontratës së nënshkruar vendosa ta dërgoj për rregullim. Telefoni im është i llojit iPhone dhe për këtë arsye kisha problem se ku do ta vendos numrin dhe kur e dorëzova telefonin pyeta se a do të më japin telefon tjetër apo të gjejnë zgjidhje për mua, më dhanë përgjigje negative”, tha N.G.

Në ankesën e bërë më poshtë N.G. sqaron se nga punonjësi i është thënë që duhet blerë një lloj kallëpi në të cilin vendoset numri i prere dhe mund të përdoret pastaj në të gjitha aparatet tjera celulare.

“Kur më than se smë japin telefon, kërkova zgjidhja se s’kisha si ta përdori numrin që ishte i prerë. Më than që duhet të blej një lloj kallëpi në të cilin vendoset numri dhe më pastaj mund të futet në çdo celular tjetër. Kurse në kontratë shkruan se nëse telefoni dërgohet në servil, klienti ka të drejtë të kërkojë pajisje tjetër deri në kohën kur të përfundojë servisimi. Tjetër thuhet e tjetër behët”, tha N.G.

Ndërkaq, nga T-Mobile thonë se përdoruesve të tyre sidomos atyre që janë me kontratë dhe dorëzojnë telefonat për rregullim, duhet të ju jepen telefona të tjerë për përdorim.

“Klienti i cili jep telefonin për rregullim dhe për të njëjtin ka sigurim dhe kontratë, i punësuari është i detyruar që t’i respektojë të drejtat e klientit. Nëse për momentin nuk ka aparate telefonike, punonjësi duhet ta udhëzojë klientin se në cilin dyqan duhet të shkojë, në një që ka aparate celulare”, thanë nga T-Mobile.

Siç e shihni edhe në fotografi, nën pikën 8 shkruan qartë se kjo kompani duhet të sigurojë telefon celular për klientin, celulari i të cilit dorëzohet në rregullim. Por T-mobile nuk i ka respektuar rregullat e paracaktuar nga vet kompania.

Lajme të ngjashme

Back to top button