Nuk do të festohet dita e Armatës së Maqedonisë

Festimi i Ditës së Armatës së Maqedonisë i cili duhet të mbahet më 18 gusht është anuluar për shkak të situatës nga vërshimet që e kapluan Shkupin më 6 gusht të këtij viti, njofton Portalb.

Këtë informatë, e ka konfirmuar edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, i cili ka thënë se “tani nuk është kohë për festë”.

Përpara këtij vendimi, një pjesë e të ftuarve, kanë refuzuar që të marrin pjesë, ndërkaq Ilija Nikollovski i cili është gjeneral në pension, i dërgoi letër të hapur ministrit në të cilën thotë se me plot respektin e madh ndaj traditës së ditëve të mëdha të shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, por nuk do të paraqitet në festën e ditëlindjes së 24 të ARM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button