PDSH dhe RDK: UIKM të hap gjitha fakultetet edhe ne shqip!

Propozim ligji për administratë, është absurd, thonë partitë opozitare shqiptare, duke kërkuar nga Qeveria me urgjencë të hapin gjitha drejtimet ekzistuese në Universitetin ‘Kirili dhe Metodi’ (UKM) edhe në gjuhën shqipe.

‘Meqë tanimë me një Ligj absurd përparësi punësimi paskan të diplomuarit në Universitetin e ‘Kiril dhe Metodij’ në Shkup, atëherë qeveria e Maqedonisë me urgjencë të hap fakultete në gjuhën shqipe në të gjitha drejtimet në kuadër të këtij Universiteti. Ndryshe ky ligj quhet dhe është antikushtetues dhe unë si udhëheqës i ekzekutivit (pushtetit) lokal në Strugë nuk do e respektoj’ shkruan Zijadin Sela, në profilin e tij zyrtar në Facebook, kryetar i Strugës dhe ish deputet i PDSH-së.

RDK-ja, kërkon që në administratë të punësohen studentë me mesatare mbi 8.

‘Unë mendoj se nuk është në rregull vendosja e një barriere plus në kuptim të kushteve për tu punësuar në administratë. Sido qoftë mendoj se administrata duhet të kërkojë nëpunës të suksesshëm, profesionist e posaçërisht student të cilët kanë mesatare mbi 8 apo 9, pa marrë parasysh se nga cili universitet kanë diplomuar’ tha Naxhi Xhelili, deputet.

Me propozim ligjin për administratë, përparësi për punësime parashihet të kenë të diplomuarit në Universitetin ‘Kirili dhe Metodi’ dhe ai i Evropës Juglindore (UEJL), të ranguar në nivel më të lartë sipas Listës së Shangait, USHT-ja, vitin e kaluar u rangu në fund të listës.

Brenda këtij muaji sërish do të shpallet Lista e Shangait për rangimin e universiteteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button