Maqedonasit presin përkrahje nga Bullgaria për në BE

Shumica e maqedonasve presin që Bullgaria ta përkrahë Maqedoninë në rrugën e sajë drejt eurointegrimeve, tregon hulumtimi i zbatuar nga Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe Institutit për Demokraci.

Anketa është realizuar në teren nga 15 nëntori deri më 1 dhjetor vitin e kaluar me gjithsej 1 mijë qytetarë.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se 87 përqind e të anketuarve Maqedonas presin që Bullgaria ta ndihmojë vendin në eurointegrime.

Pengesa më e madhe për bashkëpunim më intensiv mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sipas qytetarëve është historia.

Për shumicën 87,5 përqind është e rëndësishme që të përmirësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunime mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, për çka mendojnë se nevojitet bashkëpunim në sferën e kulturës, sportit, përmirësimi I infrastrukturës në kalimet kufitare, libra të përbashkët të historisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button