Paratë e buxhetit janë harxhuar pa evidencë në kampanja dhe ndihma investitorëve

Agjencia për investime të huaja nuk ka evidencë të plotë se si investitorët e huaj të cilët kanë objekte në Zonat Industriale Teknologjike në Maqedoni, i harxhojnë paratë nga ndihma e shtetit dhe nuk ka as dëshmi nga fushata e marketingut, ka vlerësuar në raportin e tij, Revizori Shtetëror.

Gjendja e këtillë, konstaton Revizori, tregon për harxhimin e parave të buxhetit të shtetit pa qëllim dhe keqpërdorimin e pozitës së investitorëve si dhe ngritjen e konkurrencës jo lojale.
 
Revizori shtetëror konstaton se Kuvendi dhe Drejtoria për Zonat Industriale Teknologjike, në afatin ligjor nuk kanë dhënë informacione dhe raport për ndihmën shtetërorë që është dhënë për periudha të caktuara.

Sipas Revizorit shtetëror, investitorët kanë kërkuar ndihmë në para me dokumentacion të parregullt, joadekuat dhe jo të kompletuar.
 
Revizorët kanë konstatuar parregullsi edhe në punën e promotorëve ekonomik. Është vërtetuar se nuk ka vlerësime për punën e promotorëve, dhe as që është bërë evidencë për harxhimet dhe depozitat për blerje banesë që ata e kanë bërë.
 
Agjencia për Investime të Huaja, sipas raportit të Revizorit Shtetëror, nuk ka mbajtur evidencë për vlerën e pagesës së fushatave mediale dhe zgjedhore, ndërsa pagesa është bërë pa lejen e Këshillit Drejtues. /portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button