SHBA: Biden në Kosovë, për të mbështetur zhvillimet demokratike

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë sot (e martë) në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të institucioneve.

Sipas Ambasadës Amerikane, qëllimi i vizitës së njeriut të dytë në administratën e Barack Obamës është mbështetja e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

“Nënpresidenti vjen në Kosovë për të dëshmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimet demokratike në Kosovë, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve tona”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës dërguar gazetës.

Sipas agjendës së Ambasadës Amerikane në Kosovë, nënpresidenti Joe Biden arrin në Kosovë të martën. Ndërkaq të mërkurën do të ketë takime me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi. Biden po ashtu do të shkojë për vizitë afër kampit “Bondsteel”, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tij të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button