fbpx

Nëse opozita shkon në Bruksel, diçka është e dyshimtë

Erol Rizaov, kolumnë – “ Thirrje për linç të Zaevit dhe Shekerinskës”, Utrinski Vesnik
Këto ditë pa fjalë shohim “macedonishe cushtende”  tipike dhe demonstrimin e ndezjes së pasioneve të ulta, të primitivizmit dhe provincializmit, lakmisë dhe betejës së fshehtë për pushtet dhe fëlliqjen e njerëzve vetëm se kanë shkuar në Bruksel me ftesë të eurokomisarit, të bisedojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarët e saj.

Sonja Kaziovska, koment – “ Liritë e mediumeve sipas qejfit”, Dnevnik
Se LSDM e përjeton lirinë e mediumeve si liri që matet vetëm sipas masës së vet, u tregua me atë që dyshi udhëheqës partiak menjëherë pas bisedimeve për gjendjen në mediumet maqedonase, refuzoi tu jep deklaratë pikërisht korrespondentëve maqedonas nga Brukseli.

Vanço Uzunov, kolumnë – “ Lojë fer”, Utrinski Vesnik
Qeveria bën gabim të madh sepse supozon se qytetarët nuk mësojnë me kalimin e kohës. Për më shumë, ajo mendon se frika dhe varësia, për shkak të varfërisë, do të tolerohen gjatë.

Todor Pendarov, kolumnë – 2Fotografi patetike për Krishtlindje”, Utrinski Vesnik
Nëse pragu i Krishtlindjes dhe Krishtlindja janë festa familjare, vallë duhet të gjithë të dimë se te kryeministri sivjet ka qëlluar monedha. Çka do të thotë kjo për ne ?!

Dimitar Mirçev, kolumnë – “ Ndryshimet e sistemit ose ndryshimë nëpër sistem “, Dnevnik
Ndryshime në rregullat zgjedhore? 15 vitet e para i kishim me bollëk. Pothuajse të gjitha ishin sipas interesave partiake dhe pritjeve se ndryshimet prej shumicës, në gjysëmproporcianel, e deri te sistemi proporcional do ti sjellin kapital partisë, posaçërisht partive të vogla dhe të vetëparamenduara.

Daniela Trpçevska, editorial – “Vdekje me shumë pikëpyetje”, Utrinski Vesnik
Rasti me Majën nga Leshani tregoi se në këtë vend institucionet  e obliguara për grupet e ligështa, flejnë.

Mladen Çadikovski, kolumnë – “ Zaevi për Gruevskin më nuk është thes boksi?!”, Fokus
Ndoshta kartolina e Krishtlindjes nga Brukseli që ia dërguan Zaevi dhe Shekerinska Gruevskit është paralajmërim se era evropiane duhet të fryjë edhe në Maqedoni. Ta largojë smogun politik. Nëse gjykohet sipas reagimit panik të mediumeve proqeveritare, është e qartë se rilindjes nuk i bëhet mirë për këtë që po ndodh.

Stojan Andov, kolumnë – “ Kandidati presidencial i mbështetur edhe nga pushteti edhe nga opozita – shansë për zgjidhjen e çështjes me Greqinë!”, Fokus
Fjalimet e Ivanovit dhe Gruevskit për “udhëheqjen e vendit tonë dhe për “ investimet e mëdha dhe të shpejta të huaja” arrijnë vetëm prej Gjevgjelisë deri në Tabanovcë dhe nga Deve Bair deri në Qafë Të Thanës.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë – “ Balenat ose Maqedonasit, kjo është pyetja?”, Fokus
Për qytetarin tonë ekzistojnë vetëm njerëz që vetëm atij personalisht i nevojiten – kur i neovijiten, çdo gjë tjetër mundet lirisht të vdesë, zhduket, sepse nuk ka fare rëndësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button