Më shumë se 30 padi nga maqedonas nga SHBA-të për mashtrimin me biletat e lira të avionit

Më shumë se 30 padi kanë ngritur maqedonasit të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër pronares së agjencisë turistike “Storia Travel” nga Prilepi, duke akuzuar për mashtrime me biletat e lira për avion, mëson “Meta”.

Siç kemi njoftuar, disa maqedonas mërgimtar akuzojnë për mashtrim me premtimin se kanë marrë bileta të lira avioni deri në aeroportin e Shkupit. E tërë çështja ka filluar gjatë festave të Vitit të Ri në Diasporë, kur këngëtarja Elena Jovçevska e cila i ka argëtuar, me prejardhje nga Prilepi, u ka ofruar shtetasve maqedonas në mërgim bileta shumë të lira të kompanisë “Austrian Airlines”. Ajo paratë e grumbulluara ia ka dorëzuar pronares së agjencisë “Storia Travel”, Jasmina Jordanoska- Çebrenska.

Siç tregon për “Meta”, Lupço Stançevski, i cili jeton për 25 vite në Ohajo- SHBA, mbi 30 maqedonas tanimë kanë ngritur padi ndaj Agjencisë.

“Për çdo ditë ngriten padi ndaj agjencisë. Por, edhe tani kur të kthehem në SHBA do të ngrejë padi përmes avokatit tim. Paratë nuk na i kanë kthyer ndërsa nuk kemi as kontakt me dikë nga Agjencia” thotë Stançevski.

Padi ndaj agjencisë ku ka qenë e punësuar ka ngritur edhe këngëtarja Elena Jovçevska. Ajo thotë se do të del me informacione konkrete se kur do të ngritet padia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button