Strugë, largohen tabelat e mbetura nga Jugosllavia

Komuna e Strugës nisi me heqjen dhe ndryshimin e tabelave treguese dhe shenjave të komunikacionit, që kanë mbetur në këtë komunë që nga periudha e ish-Jugosllavisë.

“Shenjat e komunikacionit, semaforët dhe disa nga tabelat jofunksionale, ishin disa nga gjërat që qytetarëve struganë ua kujtonin periudhën e ish sistemit monist.  Edhe pse që nga viti 1991 Republika e Maqedonisë mori pavarësinë e saj nga ish federata Jugosllave, deri në ditët e sotme akoma ekzistojnë  shenja komunikacioni të shkruara në gjuhën maqedonase dhe atë sërbo-kroate, të ngelura në vend prej më shumë se dy dekadash.

Shenja të tilla ka pasur dhe ka akoma në të gjithë territorin e Maqedonisë. Kështu me vendim të kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, ditëve të fundit janë larguar të gjitha shenjat, shtyllat, semaforët jofunksionalë dhe të vjetëruar si dhe tabela të ndryshme, të cilat qytetarëve të Strugës e sidomos qytetarëve shqiptarë i’u përkujtonin një periudhë të hidhur kohore. Këto shenja përveç se pengonin dhe cënonin ndjenjat e qytetarëve të Strugës, poashtu vënia e tyre nëpër vende të papërshtatshme pengonte edhe qarkullimin e qytetarëve nëpër trotuaret e qytetit”, theksoi shërbimi për informim i kësaj komune.

Në këtë rajon ishin të pranishme edhe tabela treguese që akoma njihnin shtetin shqiptar si Republika Popullore e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button