Maqedonasit nuk do ta udhëheqin më komunën e Liqenasit?

Sipas propozimit të ri për ndarje territoriale të Qeverisë së Shqipërisë, Komunës  Liqenas në të cilën jeton  komunitet maqedonas, do t’i bashkohen edhe disa vendbanime tjera me popullsi shqiptare dhe kështu, Komuna e re që do të krijohet, do të drejtohet nga kryetar Komune shqiptar.

Ndërsa shqiptarët do ta kenë edhe shumicën në Këshillin e Komunës së re që pritet të krijohet, pas zgjedhjeve të vitit 2015, shkruan Makedonium.

“Bashkimi i Komunës Liqenas me komunat shqiptare nuk është në interes të maqedonasve, sepse maqedonasit nuk do të kenë asnjë ndikim në të, ndërsa ekziston rreziku që kryetari shqiptar i komunës dhe këshilli me shumicë shqiptare, t’ua japë në shfrytëzim bregun e Liqenit të Prespës shqiptarëve, me çka do me kalimin e kohës do të ndryshojë struktura etnike e popullsisë,së Prespës së Vogël, e cila aktualisht është e banuar me popullsi maqedonase”, shkruan Makedonium.

Lajme të ngjashme

Back to top button