Lumenjtë ballkanik, peshë dhe pezëm për studjuesit shqiptar

Mediet shqiptare në Shqipëri, po trazojnë mykun e qeverive të ndryshme sa u takon devijimit të lumenjve ballkanik. Të njëjtat  japin vlerësime të opinionit të  gjerë sa i takon kësaj çështje sa të dëmshme aq edhe politike. Sipas Rafael Floqit, studiues i kësaj problematike, në illyriapress.com  thotë se ujërat janë një burim i konflikti dhe një nga nevojat më themelore të njerëzimit. Për Shqipërinë dy lumenjtë e saj, Drini dhe Vjosa, janë lumenj të rëndësishëm për ekonominë dhe kulturat lokale të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të atyre që jetojnë në Maqedoni e më gjerë. Vendet përreth Greqia dhe Maqedonia për nevojat e tyre energjetike po përpiqen të devijojnë rrjedhën natyrale të lumenjve, Vjosa dhe Radika.

Për këtë çështje po reagon opinioni publik në Maqedoni e Greqi, por ende Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nuk reagon dhe thotë në takime sekrete se vetëm po i shqyrton problemet.

Ndërsa qeveria maqedonase i ka propozuar qeverisë shqiptare idenë e saj për një projekt për të devijuar në tri kanale të nëndheshme burimin e lumit Radika, për të ndërtuar një hidrocentral në Fushën e Lukovës, qeveria greke nuk e ka njoftuar zyrtarisht, apo nuk bëhet e ditur se ka është marrë ndonjë informacion zyrtar.

Si mund të mbahet sekret një situatë e tillë kur shqiptarët e Dibrës së Madhe demonstruan edhe në Nju Jork para OKB-së mbi ndikimin negativ të devijimit të shtratit të Lumit të Radikës, apo kur ambientalistët grekë ngrihen me të madhe të shqetësuar për ndryshimin e rrjedhës së Vjosës? Disa ditë më parë shoqata Atdhetare “Dibra” në Staten Island, New York, organizoi një protestë para ndërtesës së OKB-së, të udhëhequr nga një Komisioni organizator, që u ngrit në takimin e Shoqatës Atdhetare “Dibra” kryesuar nga Musa Paçuku. me moton “Stop devijimit të rrjedhës të lumit Radika”. 

Përfaqësues të OJQ-ve së bashku me pushtetin vendor të Dibrës, po bëjnë të pamundurën që ky projekt të tërhiqet nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, kryesisht ministrit Valon Saraçini, ministri për ekologji, Abdylaqim Ademi, por deri tani reagimi i Qeverisë shqiptare është joeksistent. Ndërkohë, që Shoqata Atdhetare Dibra demonstroi para OKB-së dhe i dërgoi një protestë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon nuk pati reagime na Shqipëri. 
Dibranët i kërkuan Ban Ki Moon të angazhohet menjëherë për një proces dialogu mes autoriteteve lokale dhe qytetarëve Kjo do të ishte mënyra e vetme për të peshuar me kujdes meritat e një projekti të tillë dhe ndikimin që ai do të kishte për jetën e qytetarëve të rajonit të Dibrës e Madhe, duke u bazuar në realizimin e rezolutës të miratuar nga Kombet e Bashkuara.

Por bashkatdhetarët nga Dibra, problemin e shtruan si problem i banorëve shqiptarë dibranë me shtetin maqedonas, por veç kësaj ky problem ndërshtetëror është dyfish i rëndësishëm për Ministrinë e Jashtme, së pari mbron të drejtat mjedisore dhe jetësore të banorëve shqiptarë të Dibrës sa Madhe dhe nga ana tjetër, interesat e Republikës së Shqipërisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button