Ata që nuk kanë legalizuar oborret do t’i paguajnë qira shtetit

Pas afatit të tretë për  legalizimin e pronave, duke blerë oborret me një euro metër katror, qytetarët të cilët nuk kanë bërë legalizimin e pronave do të detyrohen t’i paguajnë qira shtetit. Ende nuk është përcaktuar se s do të jetë qiraja për ata që nuk kanë blerë oborret e tyre.

Ndryshime parashihet që të bëhet edhe në ligjin për furnizime publike. 

Nuk do të mund të nënshkruhet aneks për ndërtimin pa qenë i miratuar nga Këshilli për furnizime publike, i cili do të fillojë nga 1 maji. 

Ndryshimet e teta me radhë të këtij ligji sipas opozitës që një alibi pasi u bënë manipulimet e shumta me projektin “Shkupi 2014”. 

Me të gjithë këto ndryshime parashikohet përgjegjësi te bartësi i furnizimeve publike për të gjitha shkeljet e procedurave, edhe atë 10 vite pas kryerjes së punës. 

Nëse nënshkruhet një marrëveshje pa shpallje dhe pa miratimin e Këshillit dhe nga kjo marrëveshje realizohet pronë e paligjshme, atëherë me ligj parashikohet dënim me burg prej 1-5 vjet burg.    

Lajme të ngjashme

Back to top button