fbpx

Parapëlqimet e shteteve islame, rreth veshjes së gjinisë femërore (FOTO)

Një çështje e rëndësishme në botën islame është se si gjinia femërore duhet të jetë e veshur në publik. Një hulumtim që është bërë nga “Instituti për Hulumtime Shoqërore”, i cili është kryer konkretisht në 7 shtete me shumicë myslimane (Tunizi, Egjipt, Liban, Irak, Pakistan, Arabia Saudite, dhe Turqi), zbulon se shumica e njerëzve preferojnë që femrat plotësisht ta mbulojnë kokën e tyre, duke mos qenë e domosdoshme që ta mbulojnë edhe fytyrën. Vetëm në Turqi dhe Liban, një në katër persona mendojnë se për femrat nuk është e domosdoshme që të jenë të mbuluara.

Anketat në lidhje me pyetjet për veshjet e gjinisë femërore, u trajtuan vetëm si parapëlqim rreth këtyre veshjeve. Pas çdo përgjigjeje që morën anketuesit, ata shpërndanë fletushka ku përshkruheshin 6 forma, apo modele të mbulesës, dhe kërkuan nga qytetarët që anketoheshin që të zgjedhin femrën më të përshtatshme për publikun.

Pothuajse askush nuk morri parasysh fletushkat, duke vlerësuar automatikisht opsionet e mundshme të radhitura në këtë mënyrë : 
“mbulesë të plotësishme që nga koka e gjer në këmbë (BURKA) (modeli #1)”,
 “NIQAB” (duke përjashtuar mbulimin e syve – FEREXHE) (modeli #2),
 deri te “HIXHABI” më pak konservator (modeli #4 dhe #5). 
Njashtu në fletushkat ekzistonte si opsion edhe modeli i vajzës pa mbulesë.

Mbi të gjitha, shumica e të anketuarve zgjodhën femrën me modelin #4, koka e së cilës ishte plotësisht e mbuluar me “HIXHAB”(mbulesë) të bardhë, dhe të cilët mendonin se kjo veshje do ishte më e përshtatshme për paraqitjen e gruas në publikë.
Këto statistika përfshijnë edhe vendet : Tunizi-57%, Egjipt-52%, Turqi-46%, dhe Irak-44%. Në Irak dhe Egjipt, gruaja me model #3, flokët dhe veshët e së cilës janë të mbuluara me hixhab(mbulesë të zezë)më shumë konservative, ishte zgjedhja më e preferuar nga ana e qytetarëve të këtyre dy vendeve.

Në Pakistan ekziston një ndarje mes 32%-31%, ndërmjet gruas me model #3 dhe gruas me model #2, e cila është e veshur me “NIQAB”(mbulim i tërë trupit), duke ekspozuar vetëm sytë e saj, përderisa 24% zgjodhën gruan me model #4. Në Arabinë Saudite, 63% e popullatës preferojnë gruan me model #2, përderisa një numër i përshtatshëm i popullatës i vlerësuar me 11%, mendojnë se veshja e ashtuquajtur “BURKA”, e veshur nga gruaja me model #1, është stili më i përshtatshëm i veshjes për gjininë femërore.

Në disa shtete një numër i konsiderueshëm i minoriteteve thonë se është e pranueshme për gjininë femërore, që mos ta mbulojë kokën e saj. Përafërsisht 1/3 e popullatës së Turqisë (32%) bazohen në këtë mendim, njashtu edhe 15% e popullatës në Tunizi.

Përafërsisht gjysma e popullatës në Liban (49%) pranojnë faktin që gjinia femërore të paraqitet në publikë pa mbulesë në kokë, dhe kjo pjesërisht reflektohet nga fakti se 27% e qytetarëve në Liban i përkasin fesë kristiane.

Madje në disa nga shtetet e anketuara publiku parapëlqente veshjen e mbuluar konservative, disa të tjerë shprehnin se femrat duhet të jenë në gjendje vetvetiu të zgjedhin se çfarë do mbajnë veshur. Kjo çështje është më e përhapur në Tunizi (56%), Turqi(52%) dhe Liban (49%) – të gjitha këto shtete kishin një përqindje të mjaftueshme për faktin që femrat mos të mbulojnë kokën e tyre në publik.

 Edhe në Arabinë Saudite qytetarët shprehen se gjinia femërore lirshëm duhet të zgjedhë për veshjen e saj. Një përqindje e vogël në Irak (27%), Pakistan (22%), dhe Egjipt (14%) janë me të njëjtin mendim me arabët. Atë për çfarë sondazhet nuk kanë përgjigje është, se vallë nëse të anketuarit i mendojnë normat shoqërore dhe kulturore që do të udhëzojnë gjininë femërore në zgjedhjet e tyre , se vallë a do të vishen me veshje më pak konservatore apo më shumë konservatore, në publik.

Burimi: PewResearchCentre

Përktheu: Rexhep Avdiu

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button