Amdi Bajram është mirë, nuk ka pasur sulm në zemër

Lideri i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram i ka pranuar të afërmit familjarët dhe shokët në Klinikën për Kardiologji në Shkup.

Bajram gati një javë është hospitalizuar në Klinikë.

“Shumë ju shqetësoi lajmi i mbrëmshëm që e publikuan disa mediume, ndërsa askush nuk e vërtetoi, dhe ku thuhej se para dy ditëve jam hospitalizuar në spital për shkak të sulmit në zemër. Kjo është gënjeshtër. Un jam i shtrirë qe 7 ditë por për fat të mirë jam shëndosh e mirë. Sot i pres analizat që të shoh se çka do të thotë mjeku Sashko Kedev. Më thanë se kam pasur lëng në zemër dhe do të kaloj me kornografi. Uf moj nënë. Kjo është vëlla”, ka deklaruar Bajram për Plusinfo.

Lajme të ngjashme

Back to top button