Shkup, demolohet shkolla në lagjen e Hasanbegut (FOTO)

Është demoluar shkolla “25 Maji” në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, i cili në profilin e tij zyrtar të rrjetit social “Facebook” ka nxjerrë disa fotografi me mbishkriminNjoftohet opinioni më i gjerë se krahas vërshimeve dhe përmbytjeve që ndodhën në Hasanbeg. Në shkollën fillore të Hasanbegut është kryer një akt vandal jonjerëzor, johuman, jocivilizues me çka është DEMOLUAR në tërësi inventari i kësaj shkolle. ZOTI I DËNOFTË ata të cilët e bënë këtë dëm”, njofton Portalb.

Zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme, Liza Bendevska për Portalb thotë se ende nuk dihet personi ose personat dhe motivet e rastit, ndërkaq gjatë ditës pritet që të konstatohen dëmet e shkaktuara dhe pastrimi i plotë i rastit.

“Në orën 06:40, në rrugën Alija Avdoviq, në shkollën e vjetër të “25 Majit”, gjatë natës person ose persona të panjohur, kanë hyrë nga dera e prapme e shkollës dhe tani plotësisht do të konstatohen dëmet dhe do të ndërmerren masat për pastrimin e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e SPB-së, Liza Bendevska.

Drejtori i shkollës “25 Maji”, Fadil Murtezani, për Portalb, shprehet se nuk e di se kush dhe për çfarë qëllime e ka bërë, megjithatë potencon se është shkatërruar i tërë inventari i shkollës.

“Demolimi ka ndodhur mbrëmë, ku disa huligan të Hasanbegut kanë hyrë në shkollë dhe e kanë prishur tërësisht inventarin e shkollës, por edhe fasadën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pas një katastrofe natyrore tani edhe kjo ndodhi. I kemi njoftuar autoritetet dhe po punojnë për zbardhjen e rastit. Shpresojmë që sa më shpejtë t’i sanojmë të gjitha dëmet”, thotë Murtezani.

Më poshtë mund t’i shihni fotot e publikuara nga Safet Nezri:

 14034790_1215959825095566_8650680121814493315_n

2 

1

13925093_1215959885095560_11798825458442310_n

Deo

3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button