Çair, komuna hesht derisa qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemit me kanalizimin!

Qytetarët e komunës se Çairit vazhdimisht ankohen dhe kërkojnë përmirësim dhe intervenim në kanalizimin e lagjeve të kësaj komune sepse sipas tyre mjafton një shi i vogël të shkakton kaos.

Qytetarët thonë se janë gjithmonë në ankth kur përmenden rreshje të shiut

“Një shi i vogël bllokon komplet rrugët pasi që kanalizimi nuk ngreh ujin dhe mbushet e kthen ujin. Me makina nuk mund të lëvizet e lëre më në këmbë.”, tha Agim Izairi, banor i komunës Çair.

Ata shpesh herë kur bie shi i rëmbyeshëm ballafaqohen me probleme të shumta pasi që kanalizimi kthen ujin dhe vërshonë rrugët kun ë të shumtën e rasteve uji hyn edhe nëpër shtëpi.

“Është problem i madh se një shi të bie pak më inesitet më të lartë, neve rrugët na shndërrohen në lumenj. Askush nuk ndërmerr masa, madje edhe kur ka ndodh që ndonjë shtëpi të vërshohet, askush nuk iu ka ndihmuar”, thotë Driton S., qytetar.

Banorët e lagjes Serovë të Çairit kërkojnë që nga komuna sa më shpejtë të zgjidhet ky problem me ndërtimin apo rregullimin e kanalizimit.

“Është e tmerrshme, në Serovë serish buron lumi që ishte dikur, rrugët mbushen me ujë dhe ne banorët duhet të kërkojmë mënyrë duke vendos dërrasa te dera që mos të na hyjë uji brenda. Tani thonë se priten shira me intensitet të lartë, si do ja bëjmë nuk e di, gjithmonë jemi me frikë se do na futet uji brenda dhe do të shkakton dëme të cilat nuk kemi mundësi që ti riparojmë”, tha Hasan T. banor, njofton Portalb.mk.

Portalb kërkoi sqarim nga Komuna e Çairit lidhur me këtë çështje, se a do të bëhet inervenim në kanalizime, nëse po kur do të fillojnë punimet, mirëpo udhëheqësi i sektorit për urbanizëm Xhengis Hani, ishte i pakapshëm.

Nga Komuna e Çairit vitin e kaluar thanë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizuan ndonjë datë, kurse kohë më parë thanë që rregullimi i kanalizimit bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

“Në Dizhon është bërë rrjeti atmosferik, dhe pritet që edhe në rrugët tjera të bëhet”, tha për Portalb.mk, Hani.

Ndërkaq Qyteti i Shkupit demantoi deklaratën e Hanit duke thënë që lagjet dhe vendbanime në rrugët servisuese i ashtuquajturi rrjeti sekondar është obligim i  komunave.

“Komunat për këtë qëllim sigurojnë mjete nga kompensimi komunal për rregullimin e tokës ndërtimore, të njohura si komunali për ndërtim. Qyteti i Shkupit me Ligj është kompetent për ndërtimin e rrjetit primar atmosferik, të ujësjellësit dhe kanalizimit në bulevardet e qytetit. Nëse komuna ndërton rrjet sekondar, ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” pas pranimit teknik, nëse i përmbush standardet e lidh në rrjetin primar dhe e merr obligimin për mirëmbajtje me mjete të ndërmarrjes”, reagojnë nga Qyteti i Shkupit”, reagojnë nga Qyteti i Shkupit, njofton Portalb.

Kohë më parë e filloi projekti për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”, i cili u premtua që do të realizohet brenda 3 muajve, me ç’rast pritet të shihet se sa do të ndikoj kjo në problemet e kahmotshme të banorëve.

Ndryshe nga komuna e Çairit,  komuna e Kisella Vodës vetë ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button