Tragjedi në Kumanovë, vetëvritet një djalosh 11 vjeçar

Një djalosh 11 vjeçar nga Kumanova, dje ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar, njofton Portalb.

Nga Sektori për Punë të Brendshme të Kumanovës, konfirmojmë se bëhet fjalë për vetëvrasje të një djaloshi të mitur, i cili aktin e ka kryer në shtëpinë e familjes në rrugën “Gjorçe Petrov” në lagjen “Pero Çiço”.

Ashtu siç njoftojnë autoritetet, djaloshi është gjetur i vdekur në dhomë. Në fyt ka pasur një rrip të pëlhurës nga xhaketa të varur për dorezën e vitrinës.

Rastin në polici e ka paraqitur mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Kumanovës, ndërkaq ende nuk dihen motivet e vetëvrasjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button