Romevski kundër Romevskit: Modeli i parashikimeve nuk funksionon!

Oliver Romevski, drejtori i Zyrës për punë hidro-meteorologjike, një ditë pas vërshimeve katastrofale të cilat kapluan regjionin e Shkupit dha deklaratë në të cilën shton se ajo që ka ndodhur me retë  shiut ka qenë fenomen dhe nuk ka mundur që të parashikohet. Dhe në ditët në vazhdim ka dhënë deklarata në të cilat mendojmë se nuk përputhen me të vërtetën. Ja pjesë të deklaratës:

Ndodhi një fenomen, i cili solli katastrofën…Unë jam i tronditur, në momentin kur era frynte me 70 km në orë për të cilën ishit të vetëdijshëm, masa atmosferike e paqëndrueshme u ndal. Tekstualisht u ndal në vend dhe filloi të derdh sasi të mëdha, tekstualisht një bombë për atë territor. Në xeheroren Zajçev matëm 95 litra, ndërsa ja edhe të dhënat në të cilët thuhet se në Petrovec ka pasur vetëm 5 litra. Që do të thotë se hapësira u kufizua, dhe natyra e bëri të veten…Kjo valë ajrore me lagështi do të vazhdojë edhe sot në orët e pas ditës. Bëhet fjalë për një masë ajrore të paqëndrueshme që nuk mund të parashihet – (Nova dhe Tellma)

Natyra është shpesh e paparashikueshme, siç e dini dhe vet. Gjithë ajo që pason në vazhdim, në korniza të procedurës –  ZPHM i ndjek këto fenomene gjeografike – ekzistojnë korniza të caktuara për aq sa lejon sistemi i aparaturës, apo teknika…Por, natyra në momente të caktuara din të krijojë situata specifike të cilat dalin jashtë këtyre kornizave. Të cilat janë logjike, por të paparashikuara. Pikërisht kjo është ajo që ka ndodhur në Shkup…një fenomen natyror para të cilit njeriu është i pafuqishëm (prej minutës 0 deri në minutën 2,25)..Ajo për të cilën me shumë përgjegjësi mund të flas dhe të sigurojë që, sistemi i Zyrës për PHM, i ka alarmuar qytetarët duke filluar prej 03.08.2016 – (Kanal 77

[BurimetTv Nova; dhe Tv Tellma, Data: 07.08.2016 dhe  Kanal 77 , Data: 10.08.2016]

ARSYETIM

Fatkeqësia natyrore në të cilën u përfshi Shkupi, dhe vërshimet që morën 22 jetë njerëzish dhe dëmet e mëdha materiale, u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut të cilat kapluan këtë rajon me datë 06.06.2016.  Pothuajse është e padiskutueshme, sepse ka mendime të njëjta mes ekspertëve, që pasojat nga fatkeqësia edhe për nga ana e humbjeve njerëzore edhe për nga ana e dëmeve materiale, do të ishin më të vogla në qoftë se do të ekzistonte një sistem më i integruar për parandalim të vërshimeve, mes të cilëve, pyllëzimi, sistem i kanaleve për mbajtje të ujit të cilat do të pengonin mbledhjen e sasi aq të madhe të ujit (kishte deklarata që sasia e ujit ka arritur deri në 5 milion kub). Në këtë sistem të parandalimit hyn edhe identifikimi dhe paralajmërimi për rrezik të pashmangshëm, gjë që është e rregulluar me Ligjin për mbrojte dhe shpëtim (neni 5), ndërsa një prej institucioneve përgjegjëse është edhe Zyra për punë hidrometeorologjike të RM-së. Drejtori i kësaj zyre dhe një pjesë e të punësuarve, disa herë kanë dhënë deklaratë në publik se ZPHM ka dhënë paralajmërime gjegjëse disa ditë para, dhe se në ditën e fatkeqësisë kanë dhënë parashikim se moti është i paqëndrueshëm me erë të fuqishme dhe reshje shiu, por se nuk kanë mundur të parashikojnë sasinë e shiut, se bëhet fjalë për fenomen dhe se atë nuk e kanë parë as në radarin e motit në Gjurishte, atë që  është  shfaqur në modelet e tyre parashikuese. Deklaratat e tilla të Romevskit (dhe të një pjese të të punësuarve), i vlerësojmë si të pavërteta, dhe ja pse. Është e vërtetë që, natyra është e paparashikueshme dhe është e vërtetë që, zyra jep parashikime. Por, po ashtu është e vërtetë, që parashikimet bëhen sipas disa parametrave të cilat më pas përpunohen sipas modeleve të ndryshme matematikore, të cilat në fund japin kryesisht parashikime të vërteta për motin dhe ujin. Se cilat modele i shfrytëzon ZPHM është e njohur për opinionin e gjerë, edhe pse njëri prej të punësuarve tha se janë modele evropiane të cilat i kanë shfrytëzuar dhe vendet tjera. Pikërisht kështu, vijmë te argumenti mbi të cilin e ndërtuam pavërtetësinë e deklaratës së Romevskit në pjesën e mundësisë së parashikimit të “fenomeneve”. Në të vërtetë, vet Oliver Romevski në njërën prej deklaratave të më vonshme, e zhvlerësoi modelin që shfrytëzon ZPHM. Gjegjësisht, në përgjigjen drejtuar redaktorit të “Shtypit të lirë” Branko Geroski, Oliver Romevski diskuton për atë se çfarë reforma janë ndërmarrë në ZPHM në vitin 2015 dhe vitin 2016, që për në fund të nxjerrë në pah:

Shpresojmë se drejtori i juaj nga LSDM, kur do të vini në qeveri, do të punojë më tepër, dhe eventualisht më mirë do t’i ndjek protokollet dhe procedurat, sepse këtë model që e shfrytëzojmë në ZPHM e ka blerë drejtoi i juaj në vitin 2005 dhe është funksional sa për t’i dhënë notën 6. 

Por, përkundër kësaj deklarate të Romevskit, ne në vlerësimin tonë arrijmë edhe nga deklarata tjetër  e dhënë nga personi përgjegjës profesional në ZPHM. bëhet fjalë për Vasko Stojkov, udhëheqës i sektorit për Hidrologji pranë ZPHM-së. Në analizën e nënshkruar nga ai me titullin “Pse ndodhën vërshimet në Shkup“, Stojov shkruan:

 A mundej të ndalej katastrofa e tillë? Jo, por mundje të kalonte më me lehtësi. Si? Me mbajtjen normale të sistemit të kanaleve dhe rrjetë së lumit, me profile të pastra dhe të lira për rrjedhën e ujit, me ndërtimin e hapësirave të retensionit, por edhe me alarmim të më hershëm. Lajmërimin e bën ZPHM, ndërsa alarmimin (Qendra për Menaxhim të Krizave – QMK). Me paralajmërim të hershëm ZPHM konsultohet me modele të njohura botërisht dhe të pranuar, por si vërtetim shtesë për këto modele është i nevojshëm një sistem monitorues për ujërat dhe të reshurat (monitorim hidrometeorologjik) ZPHM paralajmëroi vërshime përrenjsh, por këtë herë modelet parashikuese kundërshtuan këtë dhe nuk parashikuan sasi kaq të mëdha. Këto re të cilat shkaktuan shira të fuqishëm në Shkup nuk u regjistruan nga modeli parashikues Aladin. 

Për më shumë, Stojov sqaron se ZPHM, edhe pse bën të pamundurën për monitorim të vazhdueshëm, përsëri ballafaqohet me punë të cilat rëndojnë funksionin e saj:

Edhe pse ZPHM bën të pamundurën që të zhvilloj një monitorim normal, përsëri për disa vite me radhë shërbimi funksional hidrometeorologjik në RM-së është i nivelit të ulët. Për çdo vit buxheti është më i vogël e më i vogël, paguhen borxhet e vjetar komunale, nuk ka mjete për mbajtjen e stacioneve, nuk ka para për pajisje për matje nëpër stacionet e reja. Pas çdo daljeje në pension nuk ka punësime për mbushjen e vendit të punës, pas çdo vërshimi premtohen punësime të reja, por për fat të keq nga ajo nuk del gjë. Është i nevojshëm aktivizimi i teknologjive të reja, por është e nevojshme mbajtja e sistemit monitorues. Një pjesë e këtij sistemi përbëhet edhe nga vëzhguesit për matjen e nivelit të ujit dhe shirave të rënë, dhe ato zakonisht ato janë qytetarë të zakonshëm të angazhuar nga ZPHM për të bërë matjen e këtyre të dhënave dhe për të marrin një pagesë minimale financiare – kjo pagesë nuk është ndërruar 20 vite.    

Kemi një konfirmim të qartë që modeli parashikues që përdor ZPHM refuzuan që të parashikojnë fatkeqësi me përmasa ekstreme, duke përfshirë këtu para së gjithash sasinë e shiut që mund të bjerë, dhe këtu përmendet se të dhënat nuk janë përpunuar nga modeli Aladin. Aladin është një model numerik me definicion të lartë që është zhvilluar dy dekadat e fundit ng akonsorciumi ALADIN, nga ana e ekspertëve të 16 vjetëve, nën udhëheqësin e Institutit Nacional Francez për Meteorologji dhe i cili përgjithësisht në praktikë merr nota pozitive, ndërsa ne për nevojat e këtij teksti i lexuam udhëzimet e ekspertëve kroat dhebullgar. Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, deklaratën e Romevskit për pamundësinë e parashikimit të motit ekstrem me përmasa katastrofale, e vlerësojmë si të pavërtetë. E vërteta për ZPHM-në është se nuk kanë mundur të parashikojnë, dhe jo se është e pamundur. Arsyet e pjesshme për këtë i thotë edhe vet Romevski, i cili shprehi dyshime për modelin që e shfrytëzojnë, dhe Stojov, i cili jep më shumë arsye se pse nuk ka pasur paralajmërim dhe alarmim të mëhershëm.

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski nga Vërtetëmatësi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button