Ditë terse për Shkëndijën dhe Shkupin, fiton Renova (FOTO)

Disfatë të thellë ka pësuar skuadra e Shkëndijës në duelin me Vardarin në Shkup, duke humbur me rezultat 3:0. Skuadra e Shkëndijës si duket ka treguar lodhje pas shumë paraqitjeve të suksesshme në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës, ndërsa duke menduar për ndeshjen me Gentin, u ka kushtuar humbje e thellë.

Pamje nga ndeshja Vardari - Shkëndija
Pamje nga ndeshja Vardari – Shkëndija

Pjesa e parë përfundoi me vetë një gol kur në minutën e 38-të Nikolla Gligorov shënoi për avantazh. Më pas edhe me dy gola të tjerë Vardari vulosi fitoren e parë sezonale, edhe atë ndaj konkurrentit kryesor që mundë të jetë në garën për titull. Dy golat i shënuan  Jonathan Balotelli në minutën e 59-të dhe Damir Kojasheviq në atë të 70-të.

Skuadra e Shkupit pas një pikë të madhe që kishte marrë javën e parë ndaj Vardarit, ka humbur në shtëpi nga Rabotniçki me vetëm një gol, të cilin e shënoj qysh në minutën e 28-të Leon Najdovski. Shkupi tentoi gjatë gjithë ndeshjes të shënoj, por në asnjë moment nuk kanosi rrezikshëm portën kundërshtare.

Skuadra e Renovë edhe pse me rezultat minimal 1:0 e fitoi Makedonija Gj.P., ka marrë tri pikë shumë me vlerë. Edhe në këtë ndeshje Renova ka shpëtuar pak para fundit, pikërisht në minutën e 83-të, me golin që e shënoi Murat Adili.

Në ndeshjet tjera fitore ka shënuar Pelisteri ndaj Bregallnicës me rezultat 3:0, ndërsa Sileksi e fitoi Pobedën me rezultat 2:1. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button