Veseli: Ndonëse i vonuar, rivitalizimi i urës do përfundoj me hapje të plotë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar për rivitalizimin e Urës së Ibrit, në qytetin e tij, Mitrovicë.

Ai ka thënë se rivitalizimi është i vonuar, por megjithatë është hap pozitiv që do të përfundojë me hapjen e plotë të urës, transmeton Koha.net.

“Revitalizimi i Urës mbi Ibër në Mitrovicë, ndonëse i vonuar, përbën një hap pozitiv në funksion të procesit i cili duhet të përfundojë me hapjen e plotë të Urës”, ka shkruar Veseli.

Veseli, gjithashtu, tha se ura do t’i kthehet qytetarëve.

“Ajo duhet t’i kthehet qytetit dhe jetës së qytetarëve mitrovicas, t’i shërbejë së ardhmes dhe jo të së kaluarës”, përfundon Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button