Për një javë do të dihen emrat e lustratorëve të rinj

Përbërja e re e komisionit për verifikimin e fakteve pritet të bëhet e ditur javën e ardhshme pasi të enjten përfundon konkursi për punë në komision, ku janë paraqitur 20 kandidatë.

Të interesuar kanë qenë profesorë, avokat, gazetarë. 

Në listën e kandidatëve janë gjendur të gjithë nga përbërja e mëparshme e komisionit përveç Bllagoja Geshovskit  të cilët së bashku me Vitanovski dhanë dorëheqje pas kërkesës së ish liderit të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Janakie Vitanovski siç duket ka ndërruar mendjen. Pasi që Kuvendi para dy jave i pranoi dorëheqjet, ai vendosi që përsëri të bëhet lustrator edhe pse demantonte se përsëri do të kandidohet.  

Lajme të ngjashme

Back to top button